Hidromorava

Studentët e Arkitekturës në UBT, ndër më të kërkuarit në tregun e punës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Valdrin Muqaj është duke punuar si arkitekt në kompaninë “Mitro Plast”, ku përveç projekteve në dizajnimin e fasadave dhe objekteve, ai merret edhe me mbikëqyrjen e punimeve të produkteve të kompanisë, të cilat bëhen nëpër punishte të kompanive të mëdha që operojnë në Kosovë, duke përfshirë Al-Trade, Alfa-I, Elkos etj.

Para punësimit në “Mitro Plast”, studenti Muqaj ka marrë përvojë edhe gjatë kohës sa ka kryer punë praktike gjashtëmujore në Komunën e Skenderajt, konkretisht në Drejtorinë e Urbanizimit. Po ashtu, ai ka punuar edhe në byronë projektuese “N.N PRO”, si dhe ka realizuar një mori projektesh individuale, punë të cilën vazhdon ta bëjë ende.

Mobi Casa

Ai thotë se përvojën e fituar e ka arritur falë angazhimit të tij dhe njohurive të shumta të fituara gjatë studimeve në UBT, kjo sepse, sipas tij, ai dhe studentët tjerë, dalin në tregun e punës me njohuri të shumta dhe shumë të nevojshme mbi profesionin e arkitekturës.

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, është njëri ndër më të mëdhenjtë në Kosovë e rajon, nga i cili studentët dalin të përgatitur dhe me njohuri të mjaftueshme për të siguruar vende pune menjëherë pas përfundimit të studimeve bazike, madje në të shumtën e rasteve, edhe më herët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.