ARKATANA

Studentët dhe ish-studentët e UBT-së, arrijë të punësohen dhe vetëpunësohen

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Programet unike dhe momentalisht më të nevojshmet që ofron UBT, u kanë krijuar mundësi që studentët e UBT-së të jenë më të kërkuarit dhe më të përgatiturit në tregun e punës, madje edhe në pozita pune të cilat janë fare pak të njohura në Kosovë.

Ata janë lehtësisht të qasshëm në tregun e punës, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë shtetëror, teksa shifrat e larta të ish-studentëve dhe studentëve të UBT-së, të cilët janë të punësuar në Kosovë dhe nëpër vende të ndryshme të botës, tregon motivimin dhe përgatitjen e lartë gjatë studimeve, konform kërkesave aktuale të tregut të punës.

Në Kosovë shumë kompani stafin e kanë të përbërë nga studentë dhe ish-studentë të UBT-së, të cilët janë shndërruar në profesionistë të fushës për të cilën kanë studiuar dhe po kontribuojnë me kompetenca të larta.

Nga studentët e UBT-së kanë dalë punimet, projektet dhe produktet më inovative, të prodhuara ndonjëherë në Kosovë, të cilat kanë qenë një befasi e mirë edhe për partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të UBT-së dhe Kosovës.

Uji Dea

Po këta studentë kanë ndihmuar në procesin e digjitalizimit të fabrikave që kanë punuar me mekanizëm të vjetruar, kanë ndërtuar robotë dhe pajisje të tjera të pazhvilluara ndonjëherë në Kosovë, madje duke e përfaqësuar Kosovën dhe duke fituar vendet e para edhe në gara të ndryshme nëpër botë.

Të gjitha këto përvoja, shumë prej studentëve të UBT-së i kanë shfrytëzuar për të krijuar ndërmarrjet e veta inovative, shumica prej të cilave janë të parat e atij lloji në Kosovë.

Nga studentët dhe ish-studentët e UBT-së kanë dalë edhe shkollat e para digjitale në Kosovë, fabrika për prodhimin e paneleve solare, qendrat për trajnimin e programerëve dhe IT-ve të ardhshëm të Kosovës, si dhe shumë produkte të tjera të veçanta dhe inovative.

Kjo ka ndikuar që studentët e UBT-së të jenë tejet të suksesshëm dhe të kërkuar në tregun e punës, si dhe të shndërrohen vetë në ndërmarrës, të cilët brenda vetëm pak vitesh punësojnë dhjetëra persona të tjerë në ndërmarrjet e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.