Fundamenti

Studentë të UBT-së vizituan portalin indeksonline

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Studentë të vitit të parë të fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-së vizituan redaksinë e njërit nga portalet më të klikuar në Kosovë “indeksonline.net”.

Ata panë nga afër punën e kësaj redaksie lajmesh online dhe biseduan për natyrën e punës së një gazetari që punën në një portal, siç është “indeksonline”.

Kryeredaktori Besnik Batusha i njoftoi studentët e UBT-së me numrin e punëtorëve që ka ky medium, teknologjinë që ata përdorin dhe angazhimet e gazetarëve nga përgatitja e lajmit deri te postimi i tij në faqen e mediumit.

ARKATANA

Batusha tha se “indeksonline.net” brenda 24 orëve klikohet rreth 500 mijë herë, ndërsa karakteristikë e kësaj është se klikimet kryesisht vijnë nga telefonat “e mençur” ose smartphone.

Studentët e fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-së bënë pyetje të ndryshme që ndërlidheshin me profesionin e gazetarit dhe funksionimit në përgjithësi të një medie online, siç është www.indeksonline.net./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.