Studentë nga Kanadaja, Anglia dhe Çekia në MASHT

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Prishtinë – Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, priti një grup prej 8 studentësh nga Kandaja, Anglia dhe Çekia, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të Programit Ballkanik për Paqe.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast, ka falënderuar studentët për misionin që kanë, ndërsa njoftoi lidhur me zhvillimet aktuale të arsimit në Ksosovë.

Uji Dea

Mysafirët u shprehën se Kosova është shtet i vogël, por me perspektivë të ndritshme për të ardhmen dhe kjo në saje të dëshirës dhe angazhimit për dije.

Ky grup studenëtsh është vendosur në familjet shqiptare në Gjilan dhe gjatë dy javëve të para të programit, këta studentë sikur edhe nikoqirët e tyre do t`i ndjekin ligjëratat 3-orëshe çdo ditë, në anglisht, me temën Zhvillimi i Vendeve Paskonfliktuoze, me theks te veçantë Kosovën.(koha)