Studentë nga Finlanda vizitojnë Kamenicën

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi, si dhe zyrtarë të tjerë të komunës, kanë pritur në takim një grup studentësh të Universitetit “Hagga- Helio University of Aplied Sciences” nga Finlanda.

Grupi i studentëve i udhëhequr nga Profesor Doktor Evariste Habiyakare në bashkëpunim me bashkëatdhetarin Getoar Thaçi, u njohën prej së afërmi me mundësitë që i ofron Komuna e Kamenicës për investime.

Kastrati në këtë takim është shprehur i gatshëm të ndajë çdo informatë të nevojshme me të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë në fusha të ndryshme, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të komunës së Kamenicës.

“Si qeverisje po angazhohemi që t’u hapim dyert të gjithë atyre që duan të investojnë në Kamenicë, dhe jam shumë i kënaqur që komuna jonë u pa si atraksion nga këta mysafirë”, tha Kryetari Kastrati./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).