Uji Dea

Stubllasit me vet kontribut rregullojnë me zhavorr rrugën e fshatit, komuna zotohet për asfaltim

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Banorët e fshatit Stubëll e Ulët të komunës së Vitisë,kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe me vetkontribut, kanë rregulluar një segment të rrugës së fshatit, e cila konsiderohet nga ata si mjaft jetike dhe e rëndësisë së veçantë, me qenë se është mjaftë e qarkullueshme.

Murtez Mustafa, përfaqësues i këtij fshati, ka shprehur falënderime për gjithë banorët që kanë kontribuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila edhe qon tek varrezat e fshatit, ngase në të kaluarën ka qenë vështirë e kalueshme, sidomos gjatë sezonit dimëror.

Ai në veçanti ka falënderuar iniciatorin kryesor që ka marrë nismën për këtë aksion, bashkëfshatarin Avdullah Mustafa, i cili është angazhuar maksimalisht që ky projekt të realizohet.

UBT

Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge, që kap një gjatësi prej 800 metrash, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti dhe komandanti i stacionit policor në Viti Afrim Halili.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka falënderuar mërgatën e fshatit Stubëll të Ulët, por edhe banorët që kanë realizuar një projekt që ka për qëllim mirëqenien qytetare. “Ky kontribut ka vlerë të madhe, ngase shërben edhe si shembull se si duhet marrë iniciativa. Prandaj, aksionet e tilla ne i mbështesim si Institucione komunale dhe iu premtoi se vitin e ardhshëm do të hyjë në planet komunale dhe kjo rrugë do të asfaltohet”, u shpreh Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.