Stublina shënon fitore ndaj Gjilanit të Ri
Gjilan – FC Stublina ka shënuar fitore ndaj Gjilanit të Ri me rezultat 6-1. Skuadra e Gjilanit të Ri nuk ishin në elementin e tyre më të mirë dhe nuk arritën për asnjë moment për t`ia rrezikuar fitoren skuadrës së Stublinës të cilët shpërthyen me gola.
Lojtari më i dalluar tek Stublina ishte Mërgim Sabedini me 3 gola, ndërsa tek Gjilani i Ri golin e nderit e shënoi kapiteni i tyre Erkan Shaqiri.
Stublina merr pikët e para në Superligë ndërsa Gjilani i Ri pret që t`i arkëtoj pikë në ndeshjet në vazhdim./rajonipress/


