Strukturat e PDK-së mobilizohen në Anamoravë në përkrahje të Thaçit president
Gjilan – Strukturat e PDK-së në Gjilan, Kamenicë e Viti janë mobilizuar për të premtën për të përkrahur zgjedhjen e Hashim Thaçit president vendi. Këto degë kanë marrë përkrahje nga shumë aktivist e nëndegë që të premtën të shkohet në mënyrë të organizuar në Prishtinë siç thonë ata për të festuar zgjedhjen e e Hashim Thaçit si president i vendit.
Strukturat e PDK-së në Anamoravë janë mobilizuar për të përkrahur Hashim Thaçin ditën kur të zgjidhet president i vendit. Edhe dega e PDK-së në Gjilan të mërkurën vonë pasdite ka takuar strukturat e saja ku ka marrë përkrahje të madhe nga anëtarësia për të shkuar në mënyrë të organizuar të premtën në Prishtinë.
Zenun Pajaziti ka thënë se po merr mbështetje të pa rezervë nga të gjitha strukturat. “Ne nuk mund ta ndalim festën e aktivistëve tanë. Ata e shohin ditë festive momentin kur lideri i tyre zgjidhet president vendi” ka thënë Pajaziti.
Takime mobilizuese të ngjashme janë mbajtur edhe në Viti e Kamenicë./rajonipress/


