Fundamenti

Strukturat e LDK’së në “Iliria” të Gjilanit konfirmojnë unitetin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 6 tetorit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen “Iliria” të Gjilanit, kanë konfirmuar unitetin, angazhimin dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm në përkrahje të ekipit të madh të partisë së Ibrahim Rugovës dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në hapjen e nënshtabit atje, kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, është ndarë tejet i kënaqur me angazhimin e strukturave, duke theksuar faktin se synimi është që të rritet edhe më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kur Lutfi Haziri fitoi me mbështetje plebishitare dhe mbipartiake.

Kryetari i nënshtabit të LDK’së në lagjen “Iliria”, Emrush Selimi, ka njoftuar se kryesia atje është në vazhdimësi në terren për mobilizimin në mbështetje të kandidatëve për deputet dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Falënderim për punën e madhe për këtë nënshtab kanë shprehur edhe kandidatët e LDK’së për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi e Faton Bislimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.