United Hospital

Strukturat e LDK-së, i japin mbështetje të fortë qeverisjes së suksesshme të Lutfi Hazirit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Strukturat e LDK-së në Gjilan kanë falënderuar kryetarin Haziri për sukseset dhe përkushtimin e treguar në qeverisje të drejtë dhe njëkohësisht për projektet të cilat po arrijnë që Komunës së Gjilanit t`i japin emër zhvillimesh të rëndësishme në ç`do fushë, gjë që po ndikon suksesshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në takim u tha se Gjilani në krye me Lutfi Hazirin, është bërë model për qeverisje të mirë, gjë që po ndikon shumë edhe në kthimin e investimeve dhe sot po merret si shembull i sukseseve, vlerësim ky që po bëhet si nga qytetarët po ashtu edhe nga organizatat e ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Nën udhëheqjen e Kryetarit të LDK-së, njëherit Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e rregullt e strukturave të Degës, me Kryesinë dhe Kryetarët e Nëndegëve.

Në këtë takim u diskutua për qeverisjen e suksesshme të Komunës së Gjilanit, ndërsa kryetari Haziri ka marrë mbështetjen maksimale nga strukturat e partisë për udhëheqjen drejt sukseseve të reja me Komunën e Gjilanit, duke zbatuar në përpikëri programin e LDK-së për të gjithë sektorët e Komunës së Gjilanit.

Po ashtu, Kryetari Haziri ka njoftuar strukturat e degës se nesër në Kompleksin “Vali Ranch” do të mbahet një tryezë me strukturat e LDK-së nga regjioni i Anamarovës, takim ky përgatitor në kuadër të mbajtjes së Konventës Programore të LDK-së, në nivel nacional.

UBT

Në këtë takim ka raportuar edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, për udhëheqjen e deritanishme të këtij sektori dhe për proceset që kanë përcjellë këtë dikaster të qeverisjes lokale.

Musa tha se sektorin e arsimit kemi arritur ta vëmë në binarë të drejt për të qenë shembull i funksionimit për të nxjerrë gjenerata të përgatitura profesionale, pasi që arsimi bazik në të ardhmen do të nxjerrë kuadra që do të udhëheqin shtetin, dhe ne sot po arrijmë të bëjmë më të mirën për arsimin ngase shkolla është shtylla e parë e programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Strukturat e LDK-së në Gjilan kanë falënderuar kryetarin Haziri për sukseset dhe përkushtimin e treguar në qeverisje të drejtë dhe njëkohësisht për projektet të cilat po arrijnë që Komunës së Gjilanit t`i japin emër zhvillimesh të rëndësishme në ç`do fushë, gjë që po ndikon suksesshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në takim u tha se Gjilani në krye me Lutfi Hazirin, është bërë model për qeverisje të mirë, gjë që po ndikon shumë edhe në kthimin e investimeve dhe sot po merret si shembull i sukseseve, vlerësim ky që po bëhet si nga qytetarët po ashtu edhe nga organizatat e ndryshme vendore e ndërkombëtare thuhet në njoftimin e degës së LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.