Eko Higjiena

Strukturat akademike vendosen në krye të PDK-së në Viti

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryesia dhe aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Viti në konsultim me Kryetarin e PDK-së dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-së zotin Basri Musmurati, zgjodhën unanimishtë, Sadik Haxhiun (foto, prof.dr), kryetar të përkohshëm të PDK-së dega në Viti dhe nënkryetarët Nexhmedin Arifi, Skenderbe Hebibi, Bekim Azizi, Avdyl Bajrami dhe Metush Bajrami thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti.

Sipas komunikatës së PDK-së në këtë takim është zgjedhur edhe shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës, Besim Halimi, raporton rajonipress.

UBT

“Me këto zgjedhje të reja Dega e PDK-së në Viti po fillon një etapë të re të strukturimit dhe fuqizimit të saj me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do mbahen së shpejti të dal fuqishëm si partia më e votuar në Komunën e Vitisë” tha Sadik Haxhiu./rajonipress/