Eko Higjiena

Struktura etnike e llojeve të zejeve në Gjilan

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Çarshi, ekzistonte edhe orientimi etnik e fetar ndaj disa llojeve të zejeve, pra zejet ndaheshin edhe në baza kombëtare. Siç shihet nga dokumentet, por edhe nga literatura serbe e kohës, gjatë kohës së sundimit osman si dyqanet zejtare edhe ato tregtare të Gjilanit janë mbajtur kryesisht nga shqiptarët.

Kështu shqiptarët që përbënin grupin më të madh etnik, ushtronin zejet, si në vijim: nallban, kasap, berber, saraç, këpucëtar, tyfekxhi, terzi, tabakë etj.

Mobi Casa

Kurse serbët ishin litarpunues, mutafxhi, vorbëtar, hasërapunues, kafexhi, opingaxhi etj, derisa romët myslimanë,të cilët nuk ishin të paktë në Gjilan, më tepër ishin farkëtar, por edhe bënin shporta e kosha, punonin defe etj kurse romët ortodoks gabelët ishin kryesisht kallajxhi, por merreshin edhe me punimin e metaleve të hekurit, çelikut, bakrit, vorbëtar et, thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani :”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.