Eko Higjiena

Strezoci e Krileva vazhdojnë me AKR-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Aleanca Kosova e Re në Kamenicë, e ka filluar procesin zgjedhor me kuvendet e mbajtura në Krilevë dhe Strozoc. Të dy këto lokalitete në zgjedhjet e fundit lokale e nacionale AKR-ja i pati fituar bindshëm, ndërsa përkrahja për këtë subjekt u vërtetua edhe në kuvendet brendapartiake.

Kryetari i degës së AKR-së Fatmir Matoshi ka kërkuar përfshirjen e të rinjëve në këtë proces zgjedhor, dhe marrjen e përgjegjësive nga ta për të drejtuar partinë në këto lokalitete. “Ju sot do të zgjidhni kryesitë e nëndegëve të cilat do të jenë në mandat në vjeshtën e vitit 2017, kur AKR-ja do të marrë besimin qytetar për ta qeverisur komunën. Kërkoj që mbështetja në këto lokalitete të arrij në mbi 80% sepse na duhet një mundësi për ta ndryshuar komunën tonë” ka thënë Matoshi.

United Hospital

Në Krilevë kryetar i nëndegës është zgjedhur Florim Demolli, i cili para kuvendit është zotuar se do të punojë gjithnjë për të mirën e Krilevës dhe së bashku me kryesinë do të angazhohen që AKR-ja të qeverisë edhe me komunën. Gjithashtu janë zgjedhur edhe organet e tjera të nëndegës si dhe delegatët për kuvendin e degës.

Në Strezoc kryetar i nëndegës u zgjodh Heset Rama, ai falënderoj delegatët për besimin e dhënë dhe njëkohësisht u zotua se Strezoci ashtu siç pati zhvillime pozitive nga bashkëqeverisja e AKR-së në komunë, do të ndryshoj për të mirë shumë herë më tepër kur bartëse e pushtetit lokal të jetë kjo parti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.