FITORJA

Stresi shkakton inflamacionin kronik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Inflamacioni kronik është reaksioni i trupit në traumë ose infeksion i cili mund të krijohet si pasojë e çrregullimeve dhe sëmundjeve të ndryshme. Në një hulumtim kanë marrë pjesë 34 femra të shëndetshme në moshë të pjekur. Gjatë hulumtimit disa prej tyre ishin të ekspozuara situatave stresuese, siç janë fjalimet publike dhe intervistat për punë.

Shkencëtarët kanë marrë mostrat e gjakut dhe kanë zbuluar që femrat, të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj situatave stresuese tregojnë nivel më të madh të proteinës C reaktive, që është shenjë i inflamacionit, transmeton Koha.net. Proteina C reaktive prodhohet në mëlçi kur në trup është i pranishëm inflamacioni dhe është pjesë e sistemit të imunitetit.

Edhe pse kemi qenë të informuar që stresi dobëson sistemin e imunitetit, ky është hulumtimi i parë i cili efektin e stresit në trup e ka matur në mostrën e gjakut të pjesëmarrësve.

FITORJA

Udhëheqësja e hulumtimit, dr. Peggy Zoccola, ka deklaruar se si”inflamacioni kronik ende nuk është hulumtuar si duhet, por është dëshmuar që mund të rrisë rrezikun nga krijimi i një vargu të sëmundjeve.”

Niveli i proteinës C reaktive ka qenë shumë më i madh te femrat që kanë qenë të ekspozuara në situata stresuese, në krahasim me ato që nuk kanë qenë, transmeton Koha.net. Më e keqja është që niveli i proteinës C reaktive ka vazhduar të rritet gjatë periudhës së ardhshme prej një ore.

Shkencëtarët theksojnë që stresi është i pashmangshëm, por që mund të mësohemi të përballemi me të. Ka teknika të ndryshme relaksuese (frymëmarrja e thellë, meditimi) të cilat kanë ndihmuar njerëzit nëpër gjithë botën, përcjell “Telegraph”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.