Fundamenti

Strehimorja “Liria” kërkon mbështetje edhe nga komuna e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, takoi përfaqësueset e Shoqatës “Liria”, Nazife Jonuzi- Drejtoreshë, Nora Haziri dhe Ibadete Ismaili- këshilltare. Qëllimi i takimit ishte për të parë mundësitë që Komuna e Kamenicës të mbështes këtë strehimore me mjete financiare për funksionimin e saj.

Në kuadër të Shoqatës punon edhe strehimorja për gratë që kanë dhunë në familjet e tyre. Drejtoresha e Shoqatës Nazife Jonuzi gjatë prezantimit të punës së kësaj strehimore theksoi se pranojnë rastet për strehim të referuara nga policia dhe Qendrat për Punë Sociale. Një numër i të strehuarave janë edhe nga Komuna e Kamenicës. Qëllimi i takimit ishte për të parë mundësitë që Komuna e Kamenicës të mbështes këtë strehimore me mjete financiare për funksionimin e saj.

Uji Dea

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi i ka përgëzuar udhëheqëset e strehimores për punën e tyre dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve komunale të Kamenicës për të punuar pandërprerë në vetëdijesimin e qytetarëve si masë parandaluese për dhunën në familje. “Shoqëria jonë ka bërë hapa të dukshëm në respektimin e të drejtave të gjinive dhe duhet të angazhohemi fuqishëm që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Çelësi i parandalimit të kësaj dukurie është barazia ekonomike në mes të gjinive dhe një rol të veçantë për këtë luan implementimi sa më i mirë i ligjit për trashëgiminë familjare” tha nënkryetari Matoshi.

Përfaqësueset e Strehimores “Liria” do t`i drejtohen me kërkesë zyrtare Komunës së Kamenicës, respektivisht Kuvendit Komunal që edhe Kamenica të participojë financiarisht për funksionimin e mëtejmë të strehimores./rajonipress/