FIDANISHTJA

Strategjia, e paqartë për rritjen e buxhetit në 3 miliardë euro

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës kanë premtuar rritje të buxhetit të shtetit deri në 3 miliardë euro përgjatë mandatit qeverisës, por pa dhënë detaje se si do të përmbushet ky premtim. Megjithëkëtë, kryeministri Albin Kurti shpreson se një gjë e tillë do ta arrijë duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë. Por ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se ky zotim është i pamundur të realizohet përgjatë një mandati, shkruan gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar rritje të buxhetit të shtetit deri në 3 miliardë euro gjatë mandatit qeverisës. Por Qeveria nuk ka bërë publike strategjinë se si mëton të vijë deri te kjo rritje. Në një dokument, në të cilin janë të paraqitura shkurtimisht pikat e programit qeverisës LVV – LDK, thuhet vetëm se buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë këtij mandati, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë.

Mobi Casa

Por nuk jepen hollësi të tjera. Gjersa kanë folur rreth kësaj përfaqësuesit e opozitës janë shprehur të bindur se ky zotim i Qeverisë nuk mund të realizohet për katër vjet. Ata kanë thënë se presin që buxheti të rritet nga viti në vit, por shifrat e paralajmëruara nga drejtuesit e ekzekutivit i kanë cilësuar të paarritshme. Ndërkohë Kosova ende nuk e ka miratuar buxhetin për vitin 2020.

Qeveria akoma nuk ka prezantuar projektbuxhetin, i cili më pas duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim, mirëpo qeveria paraprake ka miratuar vetëm kornizat buxhetore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.