Eko Higjiena

Strasburgu dënon Greqinë për dëbimin e shqiptarit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ai ishte mbajtur për tri ditë në qelitë e policisë dhe ishte deportuar, pa iu dhënë e drejta që të apelojë ndaj vendimit për mbajtjen e tij në arrest.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Greqinë për shkelje të së drejtës së lirisë dhe sigurisë të një të mituri shqiptar që ishte deportuar pa zbatuar procedurat ligjore.

I mituri, emri i të cilit nuk publikohet, ishte arrestuar në prill të vitit të kaluar për hyrje dhe qëndrim të paligjshme në Greqi, ngase nuk dispononte leje qëndrimi, raportojnë mediat e Tiranës.

Uji Dea

Ai ishte mbajtur për tri ditë në qelitë e policisë dhe ishte deportuar, pa iu dhënë e drejta që të apelojë ndaj vendimit për mbajtjen e tij në arrest.

Gjykata e Strasburgut ka pranuar pretendimet e palës së të miturit dhe e ka detyruar shtetin grek që t’i paguajë të miturit shqiptar një shumë prej 2.000 eurosh, për dëmtim psikologjik të personit.

Rastet e mbajtjes pa u respektuar procedurat legjitime të emigrantëve, përbëjnë një fenomen rutinor në Greqi, mirëpo ato arrijnë rrallë në sallat e gjyqeve, dhe aq më rrallë e drejta kalon në anën e emigrantëve.(albinfo)