ARKATANA

Strakosha rrezikon të operohet dhe të mungojë gjatë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Thomas Strakosha është duke kaluar në një periudhë të errët në karrierën e tij dhe duket se pas infektimit me COVID, gjithçka po i shkon keq.

Fillimisht, periudha e karantinës bëri që portieri i kombëtares të humbiste postin e tij te Lazio, teksa trajneri Simone Inzaghi i besoi veteranit Pepe Reina.

Por, kur dukej se pak nga pak, 25-vjeçari do të rifitonte pozitat e tij duke u nisur të aktivizohej, sërish fati nuk ka qenë me portierin shqiptar.

Mobi Casa

Strakosha pati një lëndim në gju dhe ndërsa mendohej se së shpejti do të rikthehej në fushë, mediat italiane njoftojnë se futbollisti mund të jetë i detyruar të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Diçka që mund të shtojë kohët e rikthimit dhe t’i japë një goditje karrierës së Strakoshës për të ardhmen.

Megjithatë, do të pritet dhe shpresohet deri në fund që portieri shqiptar të mund të evitojë lëvizjen ekstreme, ndërhyrjen kirurgjikale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.