Eko Higjiena

Strakosha pritet të largohet nga Lazio dhe tregon emrin e skuadrës që dëshiron të luaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Thomas Strakosha pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri shqiptar nuk i ka aspak raportet e mira me klubin italian, derisa së fundmi po preferohet veterani Pep Reina para tij.

Strakosha ka dhënë sot sinjalin më të qartë se po mendon lamtumirën nga skuadra kryeqytetase Lazio.

25-vjeçari në një intervistë të dhënë për “Sky Sports” në Gjermani, ka pranuar se po ndjek me interes Bundesligën dhe nuk e mohon mundësinë e transferimit aty.

Mobi Casa

“Unë jam i hapur ndaj sfidave të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap shumë i mirë për karrierën time”, tha lojtari i cili duket se ka piketuar edhe një klub të mundshëm ku të aktivizohet.

Ai ka thënë se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk është i interesuar për kalimin te Dortmund.

“Borussia Dortmund? Është një kub i madh me ambicie të mëdha. Qartësisht është një klub interesant dhe ka edhe një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja po të thosha që nuk jam i interesuar”, ishin fjalët e Strakoshës që kanë bërë bujë në Gjermani, por edhe në Itali ku nuk pritej një deklaratë e tillë nga portieri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.