Eko Higjiena

Strakosha në Premierligë? Konfirmohen negociatat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shtohen gjithmonë e më shumë zërat për transferimin e portierit Thomas Strakosha në Premier League, konkretisht te skuadra e Newcastle.

Një javë më parë ishte tabloidi “the Sun” që raportoi i pari një negociatë të nisur mes palëve, ndërsa sot ka qenë radha e “The Times” që të sjellë të tjera konfirmime.

Gardiani shqiptar ka kontratë deri në fund të sezonit me Lazion dhe ka refuzuar rinovimin, pasi dëshiron të vendosë vetë për të ardhmen e tij dhe pikërisht për këtë arsye është lënë në pankinë nga klubi italian.

United Hospital

Megjithatë Newcastle është në kërkim të një portieri dhe ka nisur punën për të marrë Strakoshën që në janar, duke treguar edhe gatishmërinë që të paguajë një shifër simbolike për kartonin e tij te Lazio.

Vetë portieri, i pyetur nga Supersport pas ndeshjes me Andorrën, për një mundësi transferimi në Premier League, zbuloi se kjo është një çështje që i përket agjentit të tij dhe se ai vijon të jetë i përqendruar te Lazio.

Megjithatë “ku ka zë, nuk është pa gjë” dhe sigurisht edhe në rastin e Strakoshës, ekzistojnë negociatat për kalimin në Premier League, një kampionat ku portieri kuqezi mund të fitojë shumë më tepër, si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.