Hidromorava

Strakosha mesazh Berishës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Thomas Strakosha hedh kandidaturën për të zënë vendin e lënë bosh nga Etrit Berisha pas kartonit të kuq të marrë nga ky i fundit në ndeshjen me Izraelin. Portieri 22-vjeçar ka dhuruar një tjetër paraqitje të mirë me Lazion dhe tashmë nuk ka dyshime që ai mund të luajë rregullisht në Serinë A sa herë të nevojitet prania e tij në fushë.

“Të fitosh 3:1 kundër Genoas nuk është pak. Të pësosh gol nuk është asnjëherë e bukur, por shpresojmë që të mos ndodhë më në të ardhmen. Unë i pafajshëm te goli? Gabimet bëhen gjithmonë, ndodhi, topi përfundoi në rrjetë. Tani të shohim para”, theksoi portieri pas ndeshjes së sotme.

Uji Dea

“Shpresoj që të arrij të shfaqem mirë edhe me fanellën e Shqipërisë dhe që shpejt të vijë edhe debutimi aty”, shtoii ai, i cili ka kohë deri në mars për të bindur De Biazin që e meriton ai fanellën e titullarit ndaj Italisë, kur të mungojë Berisha i pezulluar.

“Është diçka e bukur të shohësh Lazion lart, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Forca jonë është te fakti që mbrojmë të gjithë bashkë. Sekreti ynë është grupi, sulmojmë dhe mbrojmë të gjithë bashkë. Kjo do të na çojë lart. E prisnim këtë klasifikim, besojmë te vetvetja. Që këtu fillojnë fitoret tona”, përfudnoi Strakosha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.