ARKATANA

Strakosha: Luajtëm me frikë, miqësoret janë për t’u përmirësuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Thomas Strakosha fitoi duelin me Etrit Berishën ndaj Përfaqësueses së Norvegjisë, teksa luajti titullar ndaj nordikëve, por kuqezinjtë nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv.

Norvegjia nuk është se ka shumë diferencë me ne në renditje, por sot na dominoi dhe për këtë ylli i Lazios tha:

“Diferencat nuk ishin shumë të mëdha, por ata ishin më të organizuar taktikisht, por edhe fizikisht. Ne luajtëm disi me frikë, por ishte edhe një lloj eksperimenti, pasi kishim shumë lojtarë të rinj në fushë. Normalisht që lojtarët e rinj është e vështirë të japin maksimumin që në takimin e parë”.

Eco Higjiena

“Si mund të evitohej goli? Vetëm me përqendrim, pasi ne në ato momente e kishim ulur ritmin dhe humbëm edhe vëmendjen. Jo vetëm ky gol, por çdo rast evidentohet me përqendrim”.

“A patët problem me gjurin, pasi u duk sikur u dëmtuat? Jo, nuk ka asnjë problem me rëndësi.

“Jeni nga portierët që luani më mirë me këmbë, por sot vuajtëm në qarkullimin e topit? Gabova edhe unë shumë topa sot, por prandaj janë edhe miqësoret, për të mësuar më mirë lëvizjet dhe pozicionet e njëri-tjetrit”, ka thënë Strakosha. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.