ARKATANA

Strakosha i befason gazetarët italianë: Jam lodhur duke e nxjerrë topin nga goli çdo herë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përkundër faktit se tashmë është titullar i padiskutueshëm dhe këtë sezon Lazios i ka dhuruar disa fitore shumë të rëndësishme me pritjet e tij vendimtare, si ato në Torino dhe Gjenovë, Thomas Strakosha ka thënë se është lodhur duke pësuar gola dhe se ndien se mund të përmirësohet edhe më shumë.

Në fitoren e tetë rresht kundër Nice, 22-vjeçari shqiptar e ruajtur si rrallëherë të paprekur portën e Lazios dhe objektivi i tij është që të pësojë sa më pak.

Fundamenti

Në një intervistë dhënë përpara kësaj sfide, Strakosha u shfaq kritik me veten e tij, duke i habitur jo pak gazetarët italianë. “Objektivi im është që të mos pësoj gola, jam lodhur duke e nxjerrë topin nga rrjeta pothuajse në çdo ndeshje. Duke llogaritur faktin se shënojmë shumë në çdo takim, nëse nuk pësoj, atëherë me 99 % i fitojmë ndeshjet”, ka thënë ai.

Në 11 ndeshje gjatë këtij sezoni në kampionat, Strakosha është aktivizuar përherë titullar dhe ka pësuar 12 gola, 4 prej të cilëve në ndeshjen kundër Napolit, që është edhe humbja e vetme sezonale për skuadrën “bardhekaltër”. Ndërkohë, në Europa League ai është aktivizuar në të katër ndeshjet dhe ka pësuar vetëm 3 gola. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.