Strakosha hyn në mesin e 20 portierëve më të vlefshëm në botë
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, zë vendin e gjashtëmbëdhjetë në botë në listën e portierëve më të vlefshëm në botë sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), transmeton “Zeri.info”.
Gardiani i Lazios ka nj vlerë prej 23 milionë eurosh.
Reprezentuesi i kombëtares shqiptare është kthyer në njërin prej lojtarëve kyç të Lazios gjatë viteve të fundit, derisa klubi kryeqytetas këtë edicion është duke luftuar për titullin e kampionit në Itali.
Ndërkohë, vendin e parë në listën e portierëve më të vlefshëm e zë Ederson i Manchester Cityt me 86.8 milionë euro.
Portieri i Liverpoolit, Alisson, gjendet në pozitën e dytë me 84.2 milionë euro, kurse vendin e tretë e zë Kepa Arrizabalaga me 76.4 milionë euro./Zëri


