United Hospital

Strakosha drejt Anglisë, Liverpooli ofron 30 milionë euro për shqiptarin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

30 milionë euro nga Liverpooli për Thomas Strakoshën, është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Anglia.
Pas gafave të turpshme që bëri Loris Karius gjatë finales së Champions League por edhe pasigurisë së shfaqur nga Simon Mignolet përgjatë gjithë sezonit, kanë bërë që Liverpooli të hyjë në merkato për të gjetur një portier të denjë për të mbrojtur portën e The Reds.

Klopp kërkon një portier të ri në moshë, por që përcjell siguri dhe që ka instikte të jashtëzakonshme mes shtyllave, karakteristika këto që i plotëson Thomas Strakosha. Portieri shqiptar i Lazios është i preferuari i trajnerit gjerman aq sa mediat në Itali shkruajnë se në drejtim të Lazios ka mbrritur tashmë një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Liverpooli për talentin e përfaqësues kuqezi.

FIDANISHTJA

Drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare dhe presidenti Claudio Lottito po e marrin seriozisht në konsideratë ofertën e të kuqëve dhe mund të ulen në bisedime pasi 30 milionë euro është një shifër e konsiderueshme për një portier për të cilin Lazio ka shpenzuar vetëm 75 mijë euro për ta blerë nga grekët e Panionios përpara 6 vitesh kur Strakosha ishte vetëm 17-vjeç.

Ajo që e bën akoma edhe më të besueshme këtë lëvizje është fakti se Igli Tare ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e e 23-vjeçarit, pasi ka kontaktuar veteranin spanjoll Iker Casillas. Strakosha është gati të bëjë hapin e madh në karrierë, pasi nëse transferohet te Liverpooli jo vetëm që do të jetë portieri titullar i një prej klubeve më të titulluar në Angli por gjithashtu do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në Champions League me një skuadër të madhe të futbollit europian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.