Fundamenti

Strakosha dërgon Lazion në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lazio ka arritur fitore plotësisht të merituar kundër Interit sonte në çerekfinale të Kupës së Italisë. Thoma Strakosha ishte heroi i këtij takimi pasi që priti dy penallti për ta dërguar Lazion në gjysmëfinale ku përballet me Milanon.

Interi nuk është më në garë për Kupën e Italisë. Skuadra nga Milano është mposhtur sonte me penallti nga Lazio e Valon Berishës, Riza Durmishit dhe portierit të pazëvendësueshëm të Kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Lazion, por ishte pikërisht Handanovic, portieri i Interit, i cili bëri disa pritje fantastike në drejtim të portës së tij.

E nëse Handanovic ishte protagonist gjatë shumicës së pjesës së parë, portieri shqiptar Strakosha ishte heroi i pjesës së dytë.

Në pjesën e parë, Interio pati mundësinë më të mirë për të shënuar me Candrevan, por italiani bëri një goditje të pamendueshme e cila përfundojë lart mbi portën e Strakoshës.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kishin mundësi për të shënuar, por Strakosha dhe mbrojtja e Lazios ishte në nivelin e duhur dhe ishte shumë e rrezikshme në kundërsulme.

Uji Dea

Minutat e rregullt të kësaj ndeshje përfundojnë me rezultat 0-0.

Në gjysmë ore shtesa Lazio përsëri fillon të rrezikon. Pjesa e parë e shtesave përfundon me rezultat 0-0, por në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 108 për Lazion shënon Immobile një gol interesant.

Por, kur u mendua që ndeshja do të përfundonte, Interi fiton një penallti kontraverse në fund, të cilën në gol e shndërroi Icardi.

Nga penalltitë, Strakosha priti dy të tilla për t’ia mundësuar Lazio kalimin në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultat 4-5.

Në këtë ndeshje një penallti e humbi edhe mbrojtësi i majtë i Lazio, shqiptari Riza Durmishi. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.