RCCOLA

Stradner: Serbia ka në plan intensifikim të tensioneve të reja ndaj Kosovës, Vuçiq gëzon sadizëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Ishin mediat e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që njoftuan se do të dalë lista e personave që janë “paguar” për të rrëzuar Vuçiqin dhe që qëndrojnë pas tentativës së revolucionit me ngjyra.

Dhe Rusia po e ndihmon atë të ndalojë protestat”, shkroi Ivana Stradner, një eksperte për Ballkanin dhe këshilltare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë (FDD) nga Uashingtoni.

“Kam ndjekur protestat në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë dhe vetëm tani do të shohim fytyrën e vërtetë të Vuçiqit, ku ai gëzon sadizëm dhe do të përpiqet të zvogëlojë liritë, veçanërisht në hapësirën e informacionit në periudhën e ardhshme, dhe të vazhdojë të demonizojë njerëzit dhe të frikësojë studentët. Veçanërisht i ndjek aktivitetet në Telegram (kanalet ruse dhe serbe) dhe aty fjalë për fjalë japin udhëzime dhe publikojnë gjëra para lajmeve vendase dhe të huaja… përfshirë edhe demonizimin e studentëve në kanalet ruse për Ballkanin, ku jepen informacione për ta”, deklaroi ajo.

Fundamenti

Ajo tha se krahas operacioneve informative që kanë të bëjnë me “skenarin e Maidanit” të përhapura nga politikanët rusë dhe serbë (ku ndër të tjera propaganda e Vuçiqit thoshte se unë dhe ish-drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të SHBA-së po e rrëzojmë Vuçiqin përmes NATO-s), të cilat u shpallën tre javë më parë në mediat që merren me çështjet e sigurisë, besoj se tani Vuçiq do të intensifikojë taktikat ‘përça dhe sundo’ të polarizimit të opozitës”, tha ajo.

Stradner thekson se Vuçiq e di luftën psikologjike dhe atë që rezonon me njerëzit dhe si të ndezë zjarrin dhe të përdorë emocionet dhe zemërimin.“Gjëja më e rëndësishme është të jesh i qetë dhe të mos biesh në ato taktika. Vuçiq thotë se është i qetë dhe racional. Vetëm humori dhe satira e çmendin atë. Dhe është arma më e fortë kundër sistemeve autoritare”.

Stradner thotë se Serbia ka edhe një plan B për depërshkallzim të situatës në Kosovë edhe ne Republikës Srpska në BeH.“Gjithashtu, skenari B është që tensionet rreth Kosovës dhe Republika Srpska së shpejti do të intensifikohen. Atje ai do të përshkallëzohet dhe de-përshkallëzohet dhe do të pozicionohet si ‘garantues i paqes’. Pse? Sepse ai e di që duke intensifikuar ‘patriotizmin’ do të zgjohen emocionet dhe do të krijohet një narrativë të2 rreme të një Serbie të madhe kundër Perëndimit, i cili sipas këtyre narrativaveqë dëshiron të shkatërrojë Serbinë (një strategji tipike e Millosheviqit). Lufta psikologjike është një çështje serioze dhe Vuçiq është ekspert në të”. /AntenaM