UBT

Stop reklamave për “pijet energjike”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Adoleshentët duhet të jenë më mirë të mbrojtur nga pijet energjike, sipas shoqatave për konsumatorë.Revolta kundër pijeve energjike bënë zhurmë. Federata e Romandisë për Konsumatorët (FRC) mbështet ndalesën e reklamave, të cilat lavdërojnë pijet energjike për fëmijët dhe të rinjtë.

“Të rriturit, konsumatorët e pjekur dhe të informuar duhet të mbeten të lirë. Por kjo ndalesë është për t’i mbrojtur të rinjtë. Këto bomba plot sheqer dhe kafeinë nuk kanë asnjë kuptim në duart e fëmijëve”, thekson sekretari i përgjithshëm i FRC-së, Mathieu Fleury. Aktualisht reklamat e këtyre prodhuesve të pijeve energjike në Zvicër kanë në shënjestër botën sportive.

Fundamenti

“Edhe pse këto reklama tregojnë persona të rritur, ato prapëseprapë u drejtohen dukshëm të rinjve. Ne kemi nevojë për të ndaluar këtë ambiguitet”, shpjegon Mathieu Fleury. Pjesa gjermanofolëse shkon edhe më tej me kërkesat e saj. Fondacioni i Mbrojtjes së Konsumatorit (SKS) kërkoi dje nëpërmes ”Schweiz am Sonntag” një ndalim total të reklamave për pijet energjike, pije që koncentrojnë kanaçet prej 50 deri 60 ml po aq kafeinë sa ato të 250 ml. Në Zvicër tashmë janë ndaluar reklamat për alkoolin dhe duhanin, të cilat synojnë veçanërisht të rinjtë. Së shpejti do t’u vijë radha pijeve energjike?