ARKATANA

Stop “helmimit” me antibiotikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Antibiotikët tek ne përdoren sikur aspirinat. Mjafton të keni rrjedhje të paktë nga hunda, që teshtitja apo dhimbja e kokës të ju bëj nervoz, dhe menjëherë të zgjatni dorën për ilaçin “shpëtimtar” – antibiotikun. Kë silloj konsumimi i ilaçeve, shumë thjesht, quhet keqpërdorim.

Në disa shtete janë zbatuar të shumta për përdorim më racional të këtyre ilaçeve. Jo vetëm që shtetet duan të ruajnë paratë në fondet e tyre shëndetësore por, çfarë është më e rëndësishme, me përdorimin e pakontrolluar të antibiotikëve zvogëlohen gjasat për shërimin nga sëmundjet më serioze, e për shkak të imunitetit të dëmtuar, edhe gjeneratave të ardhshme u lihen në trashëgim bakteret “e pashkatërrueshme”.

Antibiotikë të rinj nuk ka – ilaçet e reja nga ky grup të cilat hidhen në treg, janë modifikime të antibiotikëve ekzistues.

Mobi Casa

Në Francë, ku përdorimi i antibiotikëve para dhjetë vitesh ka qenë më i madhi në Evropë, është zbatuar fushata reklamuese kundër përdorimit të tyre të tepërt. Janë përdorë edhe spotet televizive, në të cilat pacientët lusin mjekët mos tu përshkruajnë antibiotikë pa nevojë. Aksioni ka dhënë rezultate: për tetë vite ka rënë përdorimi i antibiotikëve në ambulantë për një të tretën.

Çekia ka veçuar pikërisht përdorimin në masë të tepërt të antibiotikëve. Analiza ka dëshmuar se në Çeki madje gjysma e antibiotikëve përshkruhen gabimisht. E ilaçi pa efekt vetëm sa zgjat sëmundjen, qëndrohet shtrirë edhe më gjatë në spitale, që drejtpërsëdrejti ndikon në ndarjet e mjeteve shtetërore për shëndetësi.

Vlerësohet se problemi me mosefikasitetin e antibiotikëve, nga të gjitha shtetet, të jetë më i madhi në Ballkan, e më i vogli në Holandë. Ekspertët tërheqin vëmendjen se është e domosdoshme që në praktikën tonë shëndetësore të vërtetohen në mënyrë precize indikacionet për përshkrimin e antibiotikëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.