Hidromorava

Stop diskriminimit të shqiptarëve të Luginës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nehat Hyseni – Pas dështimit dhe kapitullimit të plotë të Qeverisë së Kosovës në Dialogun e Brukselit, ku u hoqën të gjitha “vijat e kuqe”, i tërë ky proces u vu në realizimin e agjendës serbe për pranimin e ftesës për anëtarësimin e Serbisë në BE. Kjo gjë, sipas të gjitha gjasave, pritet të ndodhë pas 1 janarit 2014. Kurse, Kosova nuk ka asnjë shpresë se do ta fitojë liberalizimin e vizave, sepse edhe vendet që e kanë fituar më herët këtë të drejtë, pas vendimit të fundit të Parlamentit të BE-së rrezikojnë t’u vendosen përsëri.

Kosova në këtë dialog rrezikoi gjithçka: simbolet e shtetësisë, legalizimin e kriminelëve serbë dhe futjen e tyre në sistemin ligjor e kushtetues dhe në organet e ruajtjes së rendit dhe ligjit Mbi të gjitha, Kosova sakrifikoi shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke mos i përmendur fare.

Ata që e kanë përcjellë dialogun e Brukselit me pritje dhe me shpresa më të mëdha ishin shqiptarët e kësaj pjese! Por, mjerisht, rezultoi që këta të ishin edhe të zhgënjyerit dhe të trishtuarit më të mëdhenj, meqë çështja e tyre as që u shtrua në tavolinën e bisedimeve!

Kurse, Serbia dërgoi një “nëpunës të Beogradit”, Zoran Stankoviqin, që të merret me shqiptarët e Luginës, i cili është vënë në realizim të planit sekret të Qeverisë së Serbisë të vitit 2002 për shpërnguljen definitive të shqiptarëve nga kjo anë. Si duket, partnerë për realizimin e këtij plani janë bërë edhe Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Evropës, si organ më i lartë i BE-së. Secili po i kryen obligimet dhe detyrat e veta në këtë drejtim: BE duke mos lejuar që të shtrohet kjo çështje në tavolinën e bisedimeve; Qeveria e Kosovës duke “aminuar”, si dhe Serbia duke e realizuar në praktikë e papenguar nga askush.

Të gjitha veprimet e pakuptimta dhe të çoroditura e gjejnë përgjigjen racionale vetëm nëseshikohen nga kjo prizëm e realpolitikës antishqiptare që është duke ndodhur aktualisht.

Fundamenti

Serbia tani propozon ndryshimin e flamurit shqiptar, ashtu si Italia fashiste që bëri me okupimin e Shqipërisë më 7 prill 1939 dhe me aneksimin e saj nën Mbretërinë e Perandor Emanuelit, duke vendosur fashon në mes shqiponjës dykrenëshe.

Por, as Qeveria e Kosovës nuk ka ngecur mbrapa në realizimin e “devotshëm” të detyrave të saja në këtë drejtim, duke vendosur taksa hyrëse drakonike për shqiptarët e Luginës së Preshevës në kufi dhe duke mos lejuar asnjë veturë të shqiptarëve të Luginës që të hyjë në truallin e “Kosovës nënë” pa e paguar këtë taksë!

Llogaritet se në këtë mënyrë Qeveria e Kosovës i plaçkitë “vëllezërit e vet mëtanë kufirit” me rreth 15-20 milion euro në vit, pa investuar asnjë cent dhe pa paraparë në buxhet të Kosovës asnjë lek për këta shqiptarë të mjerë.

Mimoza Kusari-Lila, si ministre u kujdes që ta demonstrojë kujdesin e saj për heqjen e taksave dhe ndalesave që ia vuri Maqedonia qytetarëve dhe ekonomisë kosovare, por “harroi” se pikërisht partia e saj, AKR, dhe kompania private e sigurimit e shefit të saj Behxhet Pacolli, është përfituesja dhe realizuesja e kësaj vepre antishqiptare.

Kosova duhet t’i përgjigjet me të njëjtën masë serbëve të Kosovës, duke mos lejuar flamurin shtetëror të Serbisë të valëvis në truallin e Kosovës, i pandryshuar, ashtu si valëvitet në Beograd dhe kudo në Serbi. Nëse Kosova nuk e bënë këtë dhe nëse Shqipëria me Kosovën nuk e ngrenë fuqishëm zërin kundër këtij propozimi serb, atëherë do ta nënshkruanin me dorë të vet kapitullimin para Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.