Stoltenberg telefonon Borrellin për Kosovën: Të shmangen eskalimet, KFOR-i është vigjilent

Jens Stoltenberg, sekretar i NATO’s, ka reaguar pasi nuk është arritur marrëveshja në Bruksel për targat në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se “përshkallëzimi duhet të shmanget”.

Ai ka treguar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe është shumë i zhgënyer që nuk është arritur zgjidhje.

Ka kërkuar zgjidhje pragmatike në këtë çështje, duke shtuar se NATO dhe KFOR’i janë viligjent.

“Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget.NATO_KFOF mbeten vigjilent”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjatë gjithë ditës ka pasur diskutime në Bruksel – por pa rezultate. /Express/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS