Mobi Casa

Stoltenberg mirëpret iniciativën për vazhdimin e dialogut: Mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se mirëpret iniciativat për vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit në mes dy vendeve.

“Unë e mirëpres faktin që Beogradi dhe Prishtina po diskutojnë sepse mënyra e vetme për të zgjidhur sfidat në rajon dhe mosmarrëveshjet për Kosovën është përmes bisedimeve për një zgjidhje politike”, deklaroi Stoltenberg.

Uji Dea

Kurse kreu i zyrës së NATO-s në Beograd, Tomazo Vitale tha se Aleanca mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke potencuar se ushtarët e KFOR-it në Kosovë veprojnë sipas një mandati të qartë të OKB-së dhe Rezolutës 1244, e cila siç theksoi ai garanton lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në territorin e tërë Kosovës.

“NATO ishte dhe do të jetë plotësisht e angazhuar për të realizuar detyrat e saj sipas mandatit të qartë të KB dhe Rezolutës 1244”, tha Vitale në diskutimin online “Forcimi i lidhjeve midis Serbisë dhe NATO-s” të organizuar nga Këshilli Atlantik i Serbisë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.