UBT

Stoltenberg: Është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë pas rritjeve të tensioneve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e rritjes së prezencës së NATO-s në Kosovë pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit.

Ai këtë deklaratë e bëri sot në një prononcim për media kur njoftoi se nesër në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate do të flitet edhe për Kosovën.

“Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, tha ai.

FITORJA

Diskutimet e nesërme (e enjte 12 tetor 2023) do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës që po bëhet për burimet dhe ushtrimin e planeve të fuqishme të mbrojtjes për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit. Ata gjithashtu do të adresojnë misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Kosovë dhe Irak dhe do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës, thuhet në komunikatën e NATO-s sot.

Së fundi, trupa shtesë në Kosovë ka dërguar Mbretëria e Bashkuar, si dhe Rumania pritet t’i dërgojë rreth 100. Po ashtu, edhe Gjermania ka paralajmëruar dërgimin e trupave shtesë pasi Kosova u përball me sulm terrorist. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.