UBT

Stoltenberg: Është e dukshme një rritje e tensioneve në Kosovë, jo vetëm për targat

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai tha se “është e dukshme një rritje e tensioneve në Kosovë, jo vetëm në lidhje me çështjen e targave”.

Stoltenberg shtoi se trupat e KFOR-it mbështesin përpjekjet e diplomatëve të Bashkimit Europian për të arritur përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Unionit, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

“Ballkani Perëndimor është një rajon në Europë ku BE dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë. Ne ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në Kosovë”, tha ai pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.

GRANDEMALL

“Ne kemi prezencën tonë, misionin e KFOR-it në Kosovë. Aleatët janë të përkushtuar të vazhdojnë të kontribuojnë për forcat”, tha Stoltenberg në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor.

Ai ka deklaruar se në takimin në Bruksel ka pasur njoftime të reja nga disa shtete për rritjen e mbështetjes për misionin e KFOR-in.

Duke folur për Bosnjën dhe Hercegovinën, ai tha se është një nga vendet që janë në rrugën e anëtarësimit në NATO, të cilin Aleanca e mbështet, por theksoi se ky vendim në fund të fundit do të jetë vendim i Bosnjë-Hercegovinës.

Ai shtoi se ky vendim duhet të jetë diçka që dëshiron Bosnja dhe Hercegovina, sepse “NATO respekton vendimet e të gjitha vendeve që zgjedhin rrugën e tyre”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.