UBT

Stoke i vë kusht Liverpoolit për Shaqirin, ndërkohë që edhe Man United shpreh interesim për të

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Stoke City mund t’i kërkojë Liverpoolit t’ia huazojë një lojtarë në kuadër të marrëveshjes për transferimin e Xherdan Shaqirit në “Anfield”.

Liverpooli mbetet favorit për ta blerë Shaqirin, klauzola e tij prej 15 milionë euro u aktivizua menjëherë pasi Stoke ra nga Premierliga, transmeton Gazeta Express.

Kosovari 26-vjeçar vlen shumë më shumë se 15 milionë euro pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës për Zvicrën, ndërsa Stoke mund t’i rikuperojë disa prej të hyrave të humbura duke kërkuar ta huazojë një lojtar nga Liverpooli.

FIDANISHTJA

Trajneri i Stoke, Gary Rowett i dëshiron dy anësorë dhe një qendërmbrojtës në përpjekjet e tij për ta rindërtuar skuadrën.

Ndërkohë, besohet se edhe Manchester Unitedi është duke e konsideruar Shaqirin, edhe pse Liverpooli është favoriti kryesor deri tani. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.