Fundamenti

Stojanoviq: Për FAK-un s’na ka pyetur kush

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deklarata, që i kanë dhënë përfaqësuesit e partive të koalicionit, por edhe vetë presidenti, Hashim Thaçi, se shumë shpejt Kosova do ta ketë ushtrinë e saj që të jetë e standardeve të NATO-s po dalin të jenë vetëm “fasadë” politike. Kjo, pasi asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka biseduar me Listën Serbe për t’i harmonizuar qëndrimet rreth ndryshimeve kushtetuese, që janë të nevojshme për transformimin e FSK-së në FAK.

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, ka thënë se qëndrimi i kësaj liste nuk ka ndryshuar sa i përket transformimit të FSK-së. Megjithatë, ai thotë se për çështjen e ushtrisë janë të gatshëm të bisedojnë me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, por vetëm në takim zyrtar e jo përmes medieve.

FIDANISHTJA

Kështu ai ka lënë të kuptohet se këtij subjekti politik asnjëherë nuk i është kërkuar mbështetja për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Një gjë e tillë nuk është hedhur poshtë nga Zyra e Kryeministrit. Ndërsa përfaqësuesit e partive opozitare në vend thonë se deklarimet dhe premtimet për formimin e ushtrisë janë bërë vetëm për konsum ditor dhe se Qeveria nuk po angazhohet në këtë drejtim. “Ne jemi në dispozicion të flasim, jo nëpërmes mediave, siç po bëhet tani, por në mënyrë shumë konstruktive, në zyrë, ashtu siç bëhet kjo punë”, ka thënë Stojanoviq./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.