FITORJA

Stojanoviq jep deklarata shqetësuese – alarmuese

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Millan Stojanoviq nënkryetar për komunitete në Komunën e Gjilanit në një deklaratë me shkrim dhënë rajonipressit flet për mesazhet kërcënuese që merr nga ish pjesëtarët e MUP-it në Vrajë , për keqpërdorimet e strukturave paralele, si dhe për shumë çështje tjera që mund të jenë prova për Prokurorinë dhe Policinë.

Millan Stojanoviq njihet për guximin tij që e ka shprehur gjithmonë karshi situatës politike në Gjilan dhe Kosovë. Ka mjaftuar ky fakt dhe deklaratat e tij publike në mbrojtje të serbëve që jetojnë në Gjilan e Kosovë dhe në mbrojtje të realitetit të krijuar, të marrë mesazhe kërcënuese që i vijnë familjarëve të tij të ngushtë nga njerëz të MUP-it të Gjilanit të vendosur në Vrajë.

Stojanoviq në një deklaratë me shkrim që i ka dhënë rajonipressit përshkruan në hollësi për tre vite mesazhet kërcënuese dhe shqetësuese që i dërgohen vajzës së tij, djalit dhe bashkëshortes. “Vërtet është një turp për ata njerëz që dërgojnë mesazhe të tilla. E di që atyre të MUP-it nuk u pëlqen puna ime edhe pse unë punojë e veprojë legalisht në relacionin Bujanoc-Gjilan- Shillovë. Këta kërcënues të mesazheve duhet të dinë se unë një herë në muaj shkojë në Beograd për të pirë kafe, peshkojë në Bosnje e Hercegovinë , por nëse diçka nuk u pëlqen atëherë adresa jam unë e jo familja ime. Kjo mënyrë është cinike dhe qyqare dhe i lus ata që ta lënë të qetë familjen time” shkruan Stojanoviq.

Stojanoviq ka shkruar edhe histori dhe u ka dëshmuar serbëve në Beograd pse Kosova është e atyre që jetojnë këtu.”Unë jam serb dhe luftojë për interesat e serbëve, por kurrsesi në dëm të shqiptareve. Do të doja që në Kosovë të jetojnë 100 milion serb dhe të ketë emrin si dikur Serbia e vjetër, por këtu është krejt e kundërta. Në Gjilan jetojnë 100 serb dhe me politikën “patriotike” që po udhëheq Beogradi në Gjilan nuk do të jetojë asnjë serb” shkruan Stojanoviq.

Eco Higjiena

Stojanoviq ka folur gjatë edhe për disa serb gjilanas që punojnë në Vrajë. “Po tërheq vëmendjen time edhe tek djali i xhaxhait tim Dobrivoje Stojanoviq i cili qe 13 vite është kryeshef i SPB-së së Gjilanit në Vrajë. I rekomandojë atij që mos të marrë pjesë në ndarjen e Kosovës.

Stojanoviq ka përmendur edhe rastin e ofiqarit të Pasjanit i cili shqiptareve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës u ka lëshuar hiq më pak se 800 mijë certifikata të falsifikuara nga libri amë i të lindurve, që asnjëherë në Kosovë nuk kanë jetuar dhe prej secilit ka marrë nga 1000 deri 1500 euro.

Stojanoviq i quan patriotë të rrejshëm dhe që synim kanë vetëm paranë ata serbë që kërcënojnë qytetarët e ndershëm dhe që kanë vendosur të jetojnë në Kosovë. “Unë përfaqësojë një politikë paqësore dhe dëshirojë që në Kosovë të mos rrjedhë asnjë pikë gjaku në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Të ulemi e të bisedojmë natë e ditë nëse është nevoja, por kuptohet larg Goran Bogdanoviqit, Dragan Petkoviqit, Dragan Nikoliqit, Rade Todoroviqit, Ivica Daqiqit e Millorad Dodikut. Këta politikanë duhet ta kuptojnë se serbët e Kosovës nuk janë pronë të askujt e as të Serbisë së trashëguar, qysh pretendojnë ata. Serbët e Kosovës i takojnë shoqërisë kosovare dhe atyre që duan të jetojnë e bashkëjetojnë me njëri tjetrin “ka shtuar Stojanoviq./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.