UBT

Stina e qershive, të gjitha arsyet pse duhet t’i hani

/ 1 minutë lexim

Qershitë përveçse kanë pak kalori janë të pasura me një sërë vetish të tjera, pasi kanë efekt pastrues duke larguar toksinat si dhe forcojnë kapilarët e dhe zemrën.

Tashmë ka ardhur stina e shumëdëshiruar e qershive dhe të gjithë mund ti gjejmë kudo nëpër dyqane. Qershitë përveçse kanë pak kalori janë të pasura me një sërë vetish të tjera, pasi kanë efekt pastrues duke larguar toksinat si dhe forcojnë kapilarët e dhe zemrën.

Vetitë e qershive janë të lidhura kryesisht me praninë e acideve organike dhe melatoninës, të cilat ndihmojnë veshkat për të eliminuar acidin urik dhe toksinat.

Uji Dea

Kush ka probleme me hipertensionin, celulitin dhe fryrjen e këmbëve duhet të konsumojnë rregullisht qershi, madje në lëngun e gjetheve të tyre mund të fusin edhe këmbët për pesë minuta.

Qershitë janë të pasura edhe me potas, ndaj janë në gjendje që të forcojnë zemrën, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut si dhe mbajnë nën kontroll hipertensionin.