RCCOLA

Stimulohet sektori privat

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në partneritet me AZHR Lindje të enjten ka shpërndarë mirënjohje për ndërmarrjet që kanë kontribuar më shumë në mirëqenie, punësim, teknologji, inovacion dhe përgjegjësi ndaj shoqërisë. Ky epitet për sektorin e lindjes i takoj kompanisë “Protech” nga Gjilani që merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve.

Përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe ata të AZHR Lindje të mbështetur edhe nga BE, USAID dhe Komuna e Gjilanit kanë marrë pjesë në një takim të përbashkët të titulluar “Ditët e biznesit të vogël 2012”.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Cuneid Ustaibo tha se sektori privat, me theks të veçantë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për të dytën herë me radhë në kuadër të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël 2012”, ndan mirënjohje për ndërmarrjet që kanë kontribuar më shumë në mirëqenie, punësim, teknologji, inovacion dhe përgjegjësi ndaj shoqërisë.

Ustaibo tha se do të organizohen aktivitete të shumta, derisa në përmbyllje të ceremonisë do të shpërblehen 15 kompani nga biznesi i vogël të cilat kanë treguar performancë të mirë.

Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se ndihet mirë si kryetar komune që merr pjesë në një ceremoni ku flitet për bizneset e vogla. “Qeveria dhe Komunat po bëjnë përshpejtimin dhe motivimin e zhvillimit ekonomik, edhe pse në këtë fushë nuk jemi pa probleme dhe sfida. “Realisht Qeveria e Kosovës e ka në plan të parë ndërtimin e parakushteve për të pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm sepse pa krijimin e këtyre parakushteve nuk mund të pretendojmë që të kemi apo krijojmë zhvillim cilësor ekonomik” tha Mustafa.

Uji Dea

Mustafa tha se nëpër komuna ka lëvizje në këtë aspekt edhe pse ende jemi mbrapa. “Në Gjilan kemi dyndje të supermarketeve të mëdha e të cilat po e dëmtojnë biznesin e vogël “tha Mustafa.

Edhe Jakob Modeer nga zyra e BE-së tha se zhvillimi i sektorit privat është më i vështiri.”Ne nuk jemi këtu për të ju kritikuar, por së pari duhet të ballafaqoheni me realitetin e ri në Kosovë. E ky realitet tregon se sektori privat është në gjendje të mjerueshme” tha ai.

Modeer tha se në Kosovë aktualisht ka rreth 40 % të papunë dhe Qeveria nuk mund t`i punësojë të gjithë në punë, derisa edhe sektori privat ka një treg të vogël-të kufizuar. “ Ajo çka duhet të ndryshoje tek prodhuesit dhe ekonomia kosovare është mbi të gjitha prodhimi i produkteve të mira dhe të lira. Duhet të prodhohet më shumë dhe të keni më shumë profesionist të angazhuar në këtë fushë” tha Modeer.

Kurse Elizabet Santuchi zyrtare e lartë për ekonomi pranë USAID-it tha se ka kënaqësinë që së bashku me prodhuesit po feston ditët e biznesit . “Ndërmarrësit e vegjël janë të rëndësishëm për ekonominë e vendit sepse ky sektor rrezikon shumë, meqë ka shumë sfida para vetës. Unë ju sigurojë se në të ardhmen do ju mbështesim që ju ta keni më të lehtë prodhimin” tha ajo .

Dhe krejt në fund organizatori ka ndarë mirënjohje për tre vendet e para. Vendi i parë në sektorin e lindjes i takoj kompanisë “Protech” nga Gjilani e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve, vendi i ndytë iu nda firmës “Burimi” nga Ferizaj dhe vendi i tretë kompanisë “Riadi” nga Ferizaji. /rajonipress/