FITORJA

Stili i veçantë i Ritës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Si një yll i popit, Rita Ora do të jetë pjesë e Supergas përderisa ajo ka treguar se pse stili i saj është aq shumë i rëndësishëm për të – përderisa nuk është vetëm komfori, por edhe gjërat e tjera. Në këtë vit ajo do të jetë fytyrë e këtij brendi italian, njërit prej më të njohurave në botë.

Adhuruesit e veshjeve të Supergas do të kenë një poster të ri të vajzës: është kjo pop ylli evropian Rita Ora, e cila do të zëvendësojë Alexa Chung si fytyrë e brendit të trenerkave italiane gjatë fushatës së tyre të modës për vitin 2013. Redaktorja e Vogue, Chung ka pasur një impakt të mirë me dukjen e saj dhe stilin e çuditshëm të saj dhe ishte një yll që ka besimin e skenës së modës.

Por, nga erdhi Ora? Edhe pse ende nuk e ka famën e madhe, megjithatë ajo është njëra prej yjeve më të mirë britanik të muzikës për momentin.

Pas hitit të saj “RIP” dhe bashkëpunimit të saj me Tinie Tempah, e cila e ngjiti atë në vendin e parë në majin e vitit të kaluar, dhe albumin e suksesshëm të saj debutues ajo tashmë është një yll premtues.

Me Jay Z, që është edhe shef i Roc Nation, Ora më shumë nuk është një yll që bën, por një yll i lindur. Pra nuk është vetëm muzika, por stili i saj me makijazhin, me shminka të ndezura, buzë të kuqe të vëra shumë buzëkuq dhe hijezimin e syve që e bën kosovaren të dashur edhe për qarqet e modës.

Edhe pse shpesh është gjendur përballë kritikave jo të mira, me tituj si “As Google nuk di se ku i merr idetë për modën Rita Ora”, megjithatë ajo është e veçantë. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj me pantallona Adidas në Javën e Modës në Paris, gjë që shumë stilist ia patën zili me veshjen që kishte zgjedhur sepse ajo ishte më e lira për të gjithë atje. Por ajo është parë me veshje interesante, me kapela bejsbolli në skenë, por edhe me veshje që më shumë u ngjasojnë pizhameve sesa pantallonave profesionalë.

Impresion perfekt? Fytyrë me grim të mirë përderisa të gjithë analistët e modës ende vazhdojnë të flasin për të dhe flasin për një paraqitje të saj të paharrueshme në “Festivalin Future Music” në Australi.

FIDANISHTJA

“Gjithmonë më ka pëlqyer moda ashtu sikurse me pëlqen të jem në skenë, por gjithmonë në aspektin ndryshe”, thotë Ora. “Mirëpo, kurrë nuk i ndjek trendet e modës apo kujdesin për atë çfarë njerëzit mendojnë për atë që vesh. Gjithmonë vesh çfarë dëshiroj. Nëse i dëshiroj të vë një maskë në kokën tim, e bëj këtë.

Nëse dëshiroj që të kem stil të Audrey Hepburn të flokëve prapë e bëj. Dua të jem komfor me atë të vesh, mirëpo kurrë nuk i merr në konsideratë. Me pëlqejnë veshjet me pëlhura për shembull. Mirëpo veshjet e këtilla vinë tek unë dhe mandej porositi të reja. Shpesh me pyesin “A ndiheni më mirë në to? Kurse unë u them: ‘Mos u shqetësoni për të? Dukem mirë në to dhe kështu është”.

Mirëpo, për yjet moderne, Ora është më shumë e rafinuar – më shumë një bukuri tradicionale dhe e bukur. Në shtator, gjatë çmimeve MOBO, ku ajo ishte nominuar si këngëtarja më e re e talentuar, ajo është dukur fenomenale në një fustan të bardhë me pupla, përderisa të gjithë e kanë cilësuar atë një princeshë përderisa veshja ishte punuar nga Alexander McQueen.

Gjatë ndarjes së çmimeve të modës për Britani në nëntor, ajo cilësohet me një dukje alla Merlin Monroe, përderisa ka një fustan me korseta ngjyrë të kaltër që po ashtu e bën atë njërën prej princeshave të MTV European Music Awards.

Moda tashmë është një shënim shtesë në kasafortën e saj, pasi ajo do të jetë në kampanjën Supergas.

Natyrisht, ajo edhe po shoqërohet me modelen e njohur Cara Delevingne. Të dyja janë takuar në një festival dy vjet më parë dhe janë parë së bashku edhe në Javën e Modës në Londër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.