Stela Matoshi perzgjidhet “Mbreteresha e Evropes 2014”
Klediola u përzgjodh në pesëshen më të mirë, Ada tek 15 më të mirat, njëkohësisht dhe fitoi kontratë me një agjenci në Milano, ndërsa ajo që mori çmimin e parë, ishte Stela Matoshi nga Tirana.
U mbajt evenimenti ndërkombëtar “The Queen of Europe” në Brindisi, ku morën pjesë 50 modele nga mbarë Evropa.
Nga Shqipëria konkurauan 4 supermodele, Stela Matoshi, Klediola Loca, Ada Matoshi dhe Estela Ahmeti, drejtoresha e modeleve.
Klediola u përzgjodh në pesëshen më të mirë, Ada tek 15 më të mirat, njëkohësisht dhe fitoi kontratë me një agjenci në Milano, ndërsa ajo që mori çmimin e parë, ishte Stela Matoshi nga Tirana.
Është ky një çmim i rëndësishëm jo vetëm për Stelën, por për mbarë ne shqiptarët.
Stela u përzgjodh si “Mbretëresha e Evropës 2014” dhe është një privilegj i madh që një shqiptare të cilësohet e tillë.
Për ndryshe, Stela ka modeluar nëpër shumë evenimente, ndërsa sëfundmi ishte protagoniste në videoprojektin e këngës “Mos më moho” të Gentjan Demës.

