Fundamenti

Steinmeier në Beograd: Serbia nuk e ka kusht njohjen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se askush nuk ka përmendur kushte të reja për Serbinë drejt integrimit të saj në BE.Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, kryediplomati gjerman, Steinmeier, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Gjermania është interesuar që Serbia të jetë pjesë e BE-së.

“Deklaratat se Gjermania ka paraqitur kushte të reja për Serbinë, janë absolutisht të pasakta. Gjermania, sikurse edhe shtetet tjera të BE-së, janë të interesuar që Serbia t’i hapë këtë vit kapitujt të parë për integrim”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Steinmeier ka udhëtuar sot në Beograd, ku ka të caktuar takime me përfaqësues të lartë të shtetit.

Ai gjithashtu ka thënë se qeveria gjermane nuk ka komentuar asnjëherë për njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit, si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

HW

“Gjermania dhe partnerët evropian presin normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Kreu i diplomacisë gjermane, pas vizitës në Beograd, po sot, do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të vendit.

Ministri Steinmeier do të takohet fillimisht me kryetaren e Kosovës, Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.