Stefanoviq dhe Dikiç vizituan bazat e xhandarmerisë serbe në Dobrosin e Breznicë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq i shoqëruar nga shefi i xhandarmërisë Bratislav Dikiç sot ka vizituar Dobrosinin duke u takuar me anëtarët e oficerë të xhandarmërisë serbe dhe bazat e tyre në “Car”, “Breznica” dhe “Dobrosin”, raporton Tanjug, transmeton agjencia e lajmeve „Presheva jonë“
Kryetari i Kuvendit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka vizituar sot xhandarmërinë në Dobrosin, zonën e sigurisë në komunën e Bujanocit i cili në këtë rast tha se“ Serbia nuk dëshiron të jetë një burim i ri i jostabilitetit, por për t‘i kontribuar stabilitetit të përgjithshëm në ketë rajon të Evropës.“
I kënaqur me gjendjen e njësive të vizituar, Kryetari i Kuvendit ka thënë se „Serbia është e angazhuar për paqen dhe sipas tij njësitë serbe sot janë bërë një faktor i paqes dhe stabilitetit në Serbinë jugore, në interes të të gjithë qytetarëve.“
Ai kujton se postblloku policor në Dobrosin ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga terroristët shqiptarë, por forcat tona profesionale dhe të përgjegjshme ja kanë arritur me sukses t’i rezistojnë të gjitha përpjekjeve për të destabilizuar rajonin. Të gjitha mjetet diplomatike do të jenë në dispozicionin tonë, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial përmes dialogut do të luftojë për kushte më të mira të jetës së qytetarëve tanë në Kosovë.“