FITORJA

Stavileci: Vetëm 5% do jetë kamata për kreditë bujqësore

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe Ministri në largim i Bujqësisë Blerand Stavileci, prezantuan para rreth 700 fermerëve, programin mbështetës për sektorin e bujqësisë, ku thanë se fondi për bujqësi parasheh 500 milionë euro ku sipas tyre rezultojnë edhe me 50 mijë vende të reja pune.

Thaçi u zotua para fermerëve se suksesi është i garantuar dhe se ato 500 milionë euro do të jenë në dispozicionin e tyre.

Thaçi tha, se përmes rritjes së industrisë ushqimore do të sigurohen mijëra vende të reja të punës.

Ai madje tha, se do të kenë prioritet blerjen e makinave bujqësore, që sipas tij, janë jetike për fermerët.

E ministri, Blerand Stavileci, paraqiti pesë shtyllat e programit për bujqësinë, ku tha se do të ketë fond për subvencionimin e kamatave, që siç tha ai, regjistrimi bujqësisë që do të behët në nëntor do ta bëjë të mundur që nga viti i ardhshëm të aplikojmë një formulë të re të subvencionimit.

Kjo formulë sipas tij, është që normat e interesit për kreditë bujqësore do të jenë v etëm 5%.

“Tash në kuadër të këtij misioni të ri, ne do ta bëjmë atë që i nevojitet shtetit tonë për ta zhvilluar bujqësinë, sepse do të ketë fonde të mjaftueshme për të gjithë dhe qëllimi ynë është që çdo pëllëmbë e tokës në vendin tonë të punohet, dhe çdo fermë bujqësore ta ketë përkrahjen meritore, duke e ditur që rreth 185 mijë të tilla i kemi në vendin tonë. Pra programi jonë është sa ambicioz aq edhe i realizueshëm, i thjeshtë për tu kuptuar, i prekshëm për të gjithë fermerët dhe agrobizneset. Pra dy shtyllat e para, njëra ka të bëjë me pagesa direkte apo subvencione dh tjetra me grantet, dhe ju e shihni që ne do të vazhdojmë me subvencionime të sektorëve strategjik”, ka thënë ai.

Stavileci tha sefondi për sigurimin e kulturave bujqësore është pjesë e fuqishme e këtij programi, që siç tha ai, është një shtyllë e veçantë.

ARKATANA

Sipas tij, ata tashmë kanë buxhetuar fondin e sigurimit të kulturave bujqësore ku 50 për qind do të mbulohet polisa e sigurimit nga fondet publike ,e siç tha ai, ato do të llogariten si shpenzime të pranueshme.

Në këtë shpalosje të programit, të ftuar kishte edhe fermerë e fermere, ku ata edhe patën mundësinë të shtrojnë kërkesat e kritikat e tyre rreth përkrahjes në këtë fushë. Ata kërkuan edhe rritje të buxhetit në Ministrinë e Bujqësisë.

Ata kërkuan, lirimin nga TVSH-ja të lëndëve të para të cilat nuk prodhohen në Kosovë dhe të bëhet investim në teknologjinë moderne, për siç thanë ata, për shkak të ngritjes së cilësisë dhe produkteve.

Ata kërkuan të luftohet edhe informaliteti në pjesën veriore të Kosovës, që vlerësojnë se janë të rrezikuar për shkak të kontrollës të pamjaftueshme në atë pjesë.

E Fahrije Hoti, n ga shoqata e grave të Krushës, rrëfeu për themelimin e kësaj shoqate, sesi ato vendosën që të dalin në treg.

Ajo madje tregoi sesi tashmë produktet e tyre po arrijnë edhe në Zvicër.

Stavileci u tha të pranishmëve, se edhe kërkesat e tyre janë të përfshira në programin për bujqësi në kuadër të misionit të ri. Ndërsa, Thaçi i pyeti nëse duan qysh nesër të nënshkruajnë një marrëveshje për përmbushjen e premtimeve që ai po u a bënë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.