Eko Higjiena

Stavileci tregon pse Qeveria tërhoqi projektligjin për ‘Trepçën’

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci e konsideroi si të panevojshme protestën për Kombinatin ‘Trepça’, por ai nuk tregoi nëse është për ose kundër shkarkimi të kolegut të tij në Qeveri Aleksander Jablanovic.

“Me mijëra punëtor të këtij gjiganti do të mbesnin pa punë me kontrata të shkëputura sepse ky është efekti i këtij likuidimi”, tha Ministri Stavileci në ‘Info Magazinë’ të Klan Kosovës, duke e cekë si arsye që Qeveria e tërhoqi prapa projektligjin për Trepçën javë më parë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci siguroi qytetarët që të mos kenë frikë rreth së ardhmes së ‘Trepçës’.

KKVITI

Ndërkaq protestën e së martës që u mbaj me moton ‘Trepça është e jona. Jabllanovic jashtë’ Stavileci e quajti të panevojshme.

Ndërkohë ish-Ministri i Bujqësisë nuk qe i gatshëm të thotë nëse është pro apo kundër shkarkimit të Jablanovicit.