Eko Higjiena

Stavileci: TC “Kosova e Re” nis më 2018, po bëjmë zgjidhje shekullore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, bën të ditur se në muajin mars do të nënshkruhen marrëveshjet komerciale me investitorin amerikan “Contour Global”. Kjo do t’i hapë rrugë tenderimit për ndërtuesin e termoelektranës “Kosova e Re”. Ky proces do të përmbyllet në fund të këtij viti dhe më 2018 duhet të nisë ndërtimi.Termocentrali “ Kosova e Re” do të ketë kapacitete gjeneruese prej 450 megavatësh.

Vlera financiare e këtij projekti llogaritet në rreth një miliard euro.Ministri Stavileci, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se me “Kosovën e Re” po bëhet zgjidhje shekullore.1 ditë më parë Stavileci: I gatshëm të pranoj kandidaturën për Prishtinën “Ndërtimi zgjat katër vjet dhe që nga viti, orientimisht 2022, kur ky kapacitet i ri do të instalohet dhe do të funksionojë, ne besoj që përfundimisht do ta bëjmë atë që e quaj unë zgjidhje shekullore, sepse më nuk do të kemi probleme me furnizimin e rregullt me energji elektrike”, thekson ai.

Disa organizata të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar ndërtimin e TC “Kosova e Re”, duke paralajmëruar shtrenjtimin e rrymës, sikurse dhe probleme me ndotjen.Por, kreu i MZhE-së thekson se një nga burimet kryesore të Kosovës është thëngjilli dhe se kapacitetet e reja gjeneruese është dashur të ndërtohen, duke e shfrytëzuar këtë pasuri nëntokësore.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, ai siguron se teknologjia që do të përdoret në këtë TC do të jetë moderne dhe miqësore me mjedisin. “Besoj që ambienti ndotet më shumë nga makinat sesa që do të ndotet nga ky termocentral”.

Ndërsa, thekson rëndësinë që Kosova të pavarësohet edhe në fushën energjetike, Stavileci, ata të cilët e kundërshtojnë ndërtimin e “Kosovës së Re”, i krahason, në njëfarë mënyre, me kundërshtarët e pavarësisë së vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.