Uji Dea

Stavileci: Qeveria mashtroi prodhuesit e miellit, ata duhet të përkrahen e jo të dëmtohen

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Drejtori i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u ka dalë në mbrojtje prodhuesve të miellit në Kosovë të cilët nuk u mbështetën nga Qeveria në këtë kohë pandemie dhe u dobësuan edhe më shumë me vendimin për hapjen e tregut kosovarë për miellin që tanimë vjen në Kosovë nga Serbia.

Ish-ministri i Bujqësisë që njihet për nisjen e reformave të mëdha në këtë sektor, ka shkruar në faqenne tij në Facebook se Qeveria e vetëshkarkuar është dashur të mbështesë prodhuesit e miellit në Kosovë, të cilët siç tha Stavileci, kanë bë shumē për popullin e Kosovës, para, gjayë dhe pas luftës.

Postimi i plotë i Stavilecit:

“Për Qeverinë e vetëshkarkuar sot ishte një ditë e kobshme. Ajo shkeli Kushtetutën dhe lejoi hyrjen e fshehtë të 100 mjekëve e infermierëve nga Beogradi në Kosovë. E një vendim i saj i gabuar ishte edhe më i kobshëm për prodhuesit e devotshëm vendorë të miellit e të grurit. Në vend që ajo ata t’i vlerësojë e t’u shprehë mirënjohje dhe përkrahje për misionin e tyre të suksesshëm, si në kohë lufte e edhe tash në kohë të kësaj krize duke punuar pa ndërprerje, vetëm e vetëm që të plotësohen kërkesat e popullatës me bukë, ajo po i ndëshkon dhe po u vë barriera, të cilat e rrezikojnë edhe ekzistencën e tyre.

United Hospital

Së pari Qeveria e vetëshkarkuar, këta heronj të luftës dhe të paqes, i përjashtoi nga çdo lloj përkrahje e subvencionimit, e sidomos tani me pakon e fundit fiskale. I la ata në mëshirën e fatit, nuk u dha siguri për prodhim, lejoi radhë të gjata para fabrikave të tyre, nuk u dha asnjë masë mbrojtëse, e për më keq lejoi në mënyrë të pakontrolluar mundësinë e përhapjes së virusit si rezultat i grumbullimit të njerëzve pa mbrojtje para fabrikave.

Së dyti, duke mos u mjaftuar me kaq, kjo qeveri e papërgjegjshme, mori tjetër vendim të dëmshëm e arbitrar, për pezullimin e vendimit që lidhej me aplikimin e masave mbrojtëse kundrejt prodhuesve serbë, duke i mundësuar kështu Serbisë hapje të rrugës pa pengesa në tregun e miellit në Kosovë.

Prandaj, kjo situatë e krijuar nga kjo qeveri e mashtrimit, i vendos prodhuesit e miellit në pozitë jo të mirë në tregun e Kosovës dhe rrezikon ekzistencën e tyre. Me këtë rrezikohet edhe komplet prodhimtaria e grurit në Kosovë me mbi 40 mijë bujq prodhues të grurit. Po ashtu edhe shumë punëtorë të cilët janë të punësuar në industrinë e përpunimit të grurit tek ne, si dhe një numër shumë i madh i të vetëpunësuarve në këtë sektor po injorohen tërësisht.

Me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve serbë dhe të vazhdojnë të dëmtohen, ne jemi në krah të tyre, si dhe kërkojmë urgjentisht pezullimin e vendimit të sotëm, heqjen dorë nga këto lloj praktikash vendimmarrjeje të padrejta e të dëmshme, dhe instalimin e menjëhershëm të vepimeve që mbrojnë dhe ruajnë prodhuesit tanë vendorë”, ka shkruar Stavileci. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.