FIDANISHTJA

​Stavileci, PDK: Tmerrit qeverisës e territ ekonomik dhe energjetik, iu shtua edhe ferri financiar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anëtari i kryesisë së Partia Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe zyrtarët tjerë publikë, duke e cilësuar si të aftë vetëm në prodhimin e krizave.

Stavileci, përmes një postimi në Facebook, thotë se në kohën më të keqe që po përjeton Kosova që nga paslufta, Qeveria po ua ngulfatë shpresën qytetarëve.

“Qeveria e paaftë edhe për ta zgjidhur ndonjë problem e edhe për të dialoguar rreth atyre problemeve, ka keqshënuar edhe një rezultat tepër negativ financiar dhe buxhetor, i cili akoma më shumë do t’i thellojë krizat e qytetarëve të vendit tonë, duke ua ngulfatur edhe atë copë shprese se kjo Qeveri do të bëjë të paktën diçka më mirë në dobi të tyre”, shkruan ai.

Uji Dea

Stavileci shprehet se tmerrit qeverisës e territ energjetik, mjerisht iu shtua edhe terri financiar.

“Të hyrat e tremujorit të dytë të këtij viti janë për afër 25 milionë euro më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq, shpenzimet e qeverisë për këtë tremujor janë për afër 75 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Pra, tmerrit qeverisës e territ ekonomik, energjetik, arsimor, shëndetësor e social, iu shtua edhe terri financiar e buxhetor. Mjerisht, kjo qeveri qenka e aftë vetëm për një gjë: të prodhojë e të thellojë kriza, qoftë nga ajo qoftë nga faktorët e jashtëm”, shkruan ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.