Eko Higjiena

Stavileci: PDK do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Blerand Stavileci, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë sonte në Klan Kosova se frika e partive rivale nga PDK-ja, si fituese serike e shtatë palë zgjedhjeve, i ka bërë ata që të ngarendin në vardisje ndaj njëra-tjetrën për koalicione parazgjedhore. Po ashtu, ai tha se vijat e kuqe tashmë janë bërë një refren bajat, kur dihet se pas zgjedhjeve ato shndërrohen në vija të gjelbra.

“Të gjithë e dinë se pavarësisht çfarë deklarojnë partitë e tjera, ne kemi qenë para tyre edhe në mobilizim edhe në agjendë. PDK dhe Kadri Veseli kanë vënë një standard të ri etik. Gjendja reale në terren flet në favor të Partisë Demokratike të Kosovës”, theksoi Stavileci.

Ai tha se PDK del e para në vazhdimësi, ndërsa të tjerët duke dashur ta kompensojnë terrenin, shkojnë nëpër debate dhe flasin për sondazhe. “PDK ka strukturën më të organizuar dhe mobilizuar. Ajo e bën diferencën krahasuar me partitë e tjera. Por ne kemi një preokupim, i cili është i të gjithë qytetarëve: lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit. E kemi marrë bajrakun, fillimisht për ta pranuar si sfidë dhe së dyti, për ta luftuar atë. Seriozitetin e kësaj ndërmarrjeje e konfirmojnë veprimet konkrete të kryetarit Veseli në raste të tjera, siç është lirimi i pronave të uzurpuara më 2016, iniciativa për pastrimin e listave të veteranëve dhe lirimi nga detyra i njerëzve me aktakuza. Pra, të gjitha këto në një kohë kur as nuk flitej për zgjedhje”, theksoi Stavileci.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.