ARKATANA

Stavileci: Norma e inflacionit është rritur, e qeveria me lëmosha të vogla po mendon të zgjedh probleme të mëdha ekonomike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë se norma e inflacionit për muajin mars ka shënuar numër dyshifror, pra 10 për qind, e që thotë se ky është rekord i zi.

Përmes një postimi në facebook, Stavileci thotë se shtrenjtimi i madh i rrymës, ngritja e paparë e çmimeve për prodhimet elementare dhe tani kjo normë dyshifrore rekorde e inflacionit do ta godasë edhe më ashpër mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë.

Hidromorava

“Ndërkaq, qeveritarët edhe ashtu në deflacion vizioni e idesh për t’i tejkaluar sfidat e sotme, me lëmosha të vogla e të çastit po mendojnë se mund të zgjidhen problemet e mëdha ekonomike.

Përderisa të gjitha po përkeqësohen në kurriz të qytetarëve, ne ende s’e kemi parë asnjë zgjidhje meritore afatgjatë, përveçse lëmoshës për muajin prill, e cila i bie të jetë nga 11.1 euro për muaj deri në fund të vitit. E çka të mbulojnë më parë me këtë vlerë qytetarët e pafajshëm? Rrymën? Derivatet? Miellin? Bukën? Qumështin? Vajin?”, shkroi Stavileci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.